Flasin nga EULEX: Tregojnë se a i kanë bastisur ata zyret e OVL UÇK’së

Misioni këshilldhënës ligjor i BE’së në Prishtinë, EULEX ka mohuar se zyrtarë të saj kanë bastisur zyret e OVL-UÇK’së dje.

Gjatë ditës së djeshme janë bastisur zyret e OVL-UÇK’së, pasi aty u lanë katër mijë dosje të dyshimta të Speciales.

Misioni i Eulex, përmes një postimi në rrjetin social Twitter thotë se nuk ka hyrë në objektin e kësaj OVL’je dhe nuk kanë marrë dokumente.

“Eulexi nuk ka kërkuar dje në zyret e OVL-UÇK-së dhe nuk ka marrë ndonjë dokument”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mediat kanë raportuar dje se zyrtarë të huaj të EULEX kanë “bastisur” zyret e OVL-së pasi që aty një person i panjohur paraprakisht kishte lënë disa dosje të dyshimtë, që pretendohej se janë të Speciales.