Flamuri shtetëror ngritet me ceremoni për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë

Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë ishte pikë takimi i ushtrueses së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetërore për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë.

U.d. presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të bëjë homazhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ora 08:30- 10:00)

Bëhen homazhe te varri i presidentit Rugova, vendosje kurorash me lule nga liderët shtetërorë. (Velani – Prishtinë, ora 09:00)

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10:00)