Flamuri i Kosovës vendoset në Stacionin e Policisë në Leposaviq

Në hyrjen e Stacionin të Policisë në Leposaviq është vendosur flamuri i Kosovës ndryshe nga më parë ku qëndronte vetëm flamuri i policisë kosovare, raportoi media serbe me seli në Zveçan “Kosovo-Online”.

Kujtojmë se që nga nëntori i vitit të kaluar të gjithë pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës në pjesën veriore të vendit – afro 600 prej tyre – u dorëhoqën masivisht.

Zgjedhjet lokale së fundmi janë mbajtur në Leposaviq, si dhe në tri komunat e tjera serbe në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga serbët. Në zgjedhjet për kryetar komune në atë komunë fitoi kandidati i Vetëvendosjes Lulëzim Hetemi me 100 vota. Zgjedhjet në veri të Kosovës u shënuan me faktin se në të katër komunat votuan vetëm 13 serbë, të cilët janë shumica absolute në katër komunat ose 0.029 për qind e votuesve të regjistruar serbë.