Flamuri i Kosovës valvitet në Notre Dame të Parisit, “çmenden” mediat serbe (FOTO)

Flamuri i Kosovës është vendosur në Paris, pranë flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Luftën e Parë Botërore.

Flamuri është vendosur në katedralen Notre Dame, në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Edhe pse në anën e aleatëve në atë luftë kanë qenë 19 shtete, në kryeqytetin francez është vendosur edhe flamuri i 20-të, ai i Kosovës.

Kjo ka bërë që mediat serbe të “çmenden” sërish, shkruan Ballkani.info.

Të gjitha mediat kryesore në Serbi e kanë lajmin me titull “Si është e mundur që flamuri i ‘shtetit’ të Kosovës të vendoset në Notre Dame”.

Këto media e kanë postuar edhe tëittin e ambasadorit kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, ky flamuri ynë shihet përkrah flamujve tjerë.

“Të kujtojmë se forcat aleate përbëheshin nga Franca, Britania e Madhe, Japonia, Italia, SHBA, Rusia, Belgjika, Portugalia, Rumania, Greqia, Kina, Tajlanda, Brazili, Shqipëria, Armenia, Mali i Zi, Serbia…”, shkruajnë mediat serbe.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, pas humbjes dhe pas tërheqjës së forcave serbe në vjeshtë të vitit 1915, njësitë austrohungareze u vendosen në pjesën veriore të Kosovës, kurse ato bullgare në juglindje (Prizren, Prishtinë, Kaçanik, Ferizaj dhe Gjilan).

Forcat austrohungare, në fillim edhe Bullgarët, në Kosovë u pritën si çlirimtarë.

Në Paris, më 11 nëntor shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Në këtë ngjarje do të merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Ballkani.info/