Gjatë zbuluar shtatorja e heroit Ahmet Krasniqi, gjatë ditës së djeshme në Vushtri, ka ndodhur diçka e pahijshme nga organizatorët ku flamuri i Kosovës qëndronte përtokë, e për këtë ka pasur kritika nga zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi.

Matoshi ka reaguar i revoltuar, duke shkruar se flamuri i Kosovës është lëshuar dje përdhe, derisa, ka thënë se një gjë e tillë është mungesë kulture shtetërore.

Ai thotë se kjo nuk është bërë qëllimisht por le shije të keqe dhe flet për mungesë kulture shtetërore.

Reagimi i plotë i Matoshit:

Padashje, por po, flamuri i Kosovës u lëshu përdhé në Vushtrri!?

Flamuri i Kosovës, është përdhosur sot në Vushtrri, tek po zbulohej shtatorja e Heroit të Kosovës, Ahmet Krasniqi, nga një grup performuesish pa dije dhe vetëdije për shtetin dhe rendin e tij simbolik!
Ashiqare, kjo nuk është bërë qëllimshem, por lë shije të keqe dhe flet për mungesë kulture shtetërore, kur pavëmendshëm lëshohet flamuri në tokë, në vend se t’i pasohet dikujt, për të vazhdu vallen…
Duhej t’u kishte thënë dikush atyre valltarëve se flamuri është më i rëndësishëm se vallja e tyre dhe se ai, mbrohet me ligj, për të mos u vendosur në mënyrë dhe vend të papërshtatshëm!

P.S.

Kjo skenë e pahjeshme është mesazh për ligjvënësit kosovarë që ta rishkruajnë (ose sëpaku amandamentojnë) ligjin mbi simbolet e Kosovës, sepse ligji aktual është i shkruar keq dhe nuk e definon saktë as flamurin e Kosovës, as mënyrën e vendosjës e përdorimit dhe as nuk i sanksionon përdhosësit!.