Flamuri i Kosovës ngrihet në Çikago për përvjetorin e pavarësisë VIDEO

Flamuri i Kosovës është ngritur lart në qiell në qyteti, Çikagos të Illinoit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diaspora Shqiptare në Illinois ka organizuar një ceremoni zyrtare ku e ka ngritur flamurin e Kosovës.

Në këtë ceremoni, bashkëngjitën të gjitha shoqatat dhe organizatat shqiptare që veprojnë atje.

Kujtojmë se ditën e hënë shënohet festa e pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj e që më pas u njoh nga më shumë se 115 shtete.