Flamuri i ISIS-it ngrihet në një kamp të Sirisë

Flamuri i zi i ISIS-it është ngritur në një kamp ku po qëndrojnë dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve të luftëtarëve të grupit terrorist, gati katër muaj pasi kalifati u shpall zyrtarisht i mposhtur.

Në një video të publikuar në internet, disa gra dhe fëmijë shihen të gëzuar kur e shohin flamurin e ISIS-it duke valuar. Grumbulli i njerëzve dëgjohen duke e brohoritur fjalën “baqiya”, që në gjuhën shqipe do të thotë “mbesim”, duke iu referuar sloganit të ISIS-it, “mbesim dhe zgjerohemi”.

Sipas grupit vëzhgues “Jihado Scope”, i cili merret me përcjelljen e përhapjes së propagandës terroriste në internet dhe rrjete sociale, videoja me flamurin e ISIS-it është publikuar fillimisht të hënën. Kjo ngjarje ndodhi pas paralajmërimeve për rritje të radikalizmit në këtë qendër ndalimi.

Më herët gjatë këtij muaji, në një video të publikuar shiheshin disa gra duke u zotuar për ruajtje të lidhjeve me udhëheqësin e ISIS-it, Abu bakr al-Baghdadi, duke i bërë thirrje atij që t’i lirojë nga kampi sirian. Disa roje janë të kësaj qendre janë sulmuar nga banorët e saj.

Pavarësisht rritjes së tensioneve në këto kampe, komuniteti ndërkombëtar ende nuk është i sigurt se si do të veprojë me mijëra njerëz që ndodhen në to, përfshirë edhe shumë qytetarë nga shtete të ndryshme të Evropës, shkruan “Independent”,