Flamur Maloku i VV-së “thumbon” ish-ministrin Shyqiri Bytyqi

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka aderuar tek Partia Socialdemokrate ku ma parë ishte ministër i Nismas Socialdemokrate në Qeverinë PAN

Gjatë mandatit të tij Kosova u përjashtua nga EQAR për shkak të ndërhyjes së politikës në Arsim.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje prof, Flamur Maloku ka thumbuar ish-ministrin Shyqiri Bytyqi.

Në një postim në Facebook ai tha se Bytyqi vodhii resurset e arsimit dhe u bashkua me ata që vodhën mandatet e popullit

Postimi i plotë i Malokut:

Me këtë ministër Kosova u përjashtua nga EQAR. Me këtë ministër studentët u izoluan. Ky e pa arsimin vetëm si infrastrukturë, jo si reformim për ndryshim. Çfarë mund të thuash më shumë për të? I vodhi resurset e arsimit dhe u bashkua me ata që vodhën mandatet e popullit. Këta mund të jenë gjithçka e të bëjnë çfarë t’u vijë në dorë, pos ndryshim për të mirë as s’mund, as s’dinë të bëjnë. Për sojin e tillë vlen e njëjta shprehje si për të tjerët: “E vjetra e deformuar nuk mund të jetë e re e reformuar”.