Flamur Maloku i larguar nga VV-ja thotë se ende është duke marr mesazhe kërcënuese

Fatmir Maloku, tashmë i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje është duke pretenduar se është duke marr mesazhe kërcënuese nga aktvistë të partisë.

Maloku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është duke marr fyerjet më të rënda.

“Tronditje, të lexosh plot mesazhe me gjuhën më përbuzëse që ekziston, me fyerjet më të rënda! Pse? Sepse, vendosa i lirë. Unë respektoj simpatinë tuaj për “Lëvizjen…”, por nuk e repektoj e as mirëkuptoj mllefin tuaj ndaj meje, urretjen e shfaqur me potencial të rrezikshëm – këtu përfshihen ata që më goditën vazhdimisht me fyerje të rënda”, ka shkruar Maloku.

Tutje, Maloku i cili nga VV-ja u prezantua si profesor, i ka ftuar aktivistët që të reflektojnë.

“Mendoni pak! Ndoshta mund edhe të reflektoni, sepse respekti është mbi të gjitha”, ka shkruar Maloku.

Maloku ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, në maj të këtij viti, duke thënë se këtë po e bën për arsye të ndryshme.

“Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim. Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!”, kishte shkruar Maloku.