Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët janë mysafir të Helvetikëve në takimin e raundit të nëntë të vlefshëm për Grupin I.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit me fillim nga ora 20:45.

Ballkani.info ka siguruar video nga Bazeli ku shihen tifozë me flamuj kuqezi dhe të Kosovës para ndeshjes së sotme.

https://youtube.com/shorts/K4V8mdv5ohk?si=lr_Fk_mcrbToBL9L