Flamujt amerikanë ulen në gjysmështizë për tri ditë, kjo është arsyeja

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do ta urdhërojë administratën e tij që t’i ulë në gjysmështizë flamujt amerikanë anembanë vendit për ndër të personave që humbën jetën nga koronavirusi.

Kjo nënkupton uljen e flamujve për tri ditët në vazhdim nga të gjitha zyrat federale dhe monumentet kombëtare të kulturës.  

Kësaj nisme i dolën kundër drejtuesit demokratë duke i kërkuar presidentit ta ndërmarrë një hap të tillë kur numri i viktimave ta kalojë 100 mijëshin.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit ku mbi 1.6 milionë persona janë infektuar dhe 96 mijë prej tyre kanë humbur jetën.

Kohët e fundit është rritur presioni mbi administratën amerikane për përballimin e situatës, pasi një studim i fundit tregon se nëse masat shtrënguese do të ishin marrë një javë më parë mund të ishin shpëtuar mbi 35 mijë jetë.