Flaka Surroi tash i del kundër edhe humanistit Halil Kastrati

Publicistja Flaka Surroi, indirekt i ka dhënë goditjen më të rëndë deri më tani humanistit Halil Kastrati.

Përmes një statusi në Facebook, pa përmendur emra, Surroi ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo që përcillet me kamera e kumtesa për shtyp.

Kjo që po bëhet, sipas saj, nuk është asgjë tjetër veçse keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë. Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.

Humanisti Halil Kastrati mbrëmë bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.