Flaka Krelani sjell pamje nga klipi i ri, mahnit me dukjen e saj

“Dit e Nat” nga këngëtarja Flaka Krelani është publikuar në versionin ‘audio’ në fillim të muajit prill. 

Por, artistja e njohur tashmë ka bërë të ditur se është në përgatitje edhe të klipit muzikor.

Ndonëse është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka prezantuar para ndjekësve disa pamje të videoklipit të ri.

Bukuroshja, e cila shquhet për stilin unik, edhe në këtë projekt duket se i ka kushtuar një rëndësi të madhe pamjes së jashtme.

Me kostumin e zi dhe me një stil të flokëve të veçantë, Flaka ka siguruar gjithë vëmendjen akoma pa lansuar këngën e saj të re.

Ndërkohë, për tekstin është përkujdesur vet këngëtarja kurse për muzikën dhe anën teknike të zërit është marrë ‘Xhimi On De Beat’.

Edhe kjo këngë është e zhanrit ‘RnB’ dhe artistja Krelani që nga fillimi i karrierës e deri më sot po vazhdon t’i qëndrojë besnike stilit të saj muzikor.