Flaka Krelani mendon se ky do të jetë rezultati i ndeshjes Kosovë-Angli

Flaka Krelani ka parashikuar rezultatin e ndeshjes Kosovë-Angli.

Kanë mbetur edhe pak orë deri në ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Derisa të gjithë janë në ethe të rezultatit, kanë filluar edhe parashikimet rreth asaj se si do të përfundojë ndeshja.

Këngëtarja Flaka Krelani, përmes një postimi në Instagram, ka thënë se mendon që rezultati i ndeshjes do të jetë 1-1.

“Tash e tutje kam vendos me i tregu parashikimet e mia sa i perket lojeve ne futboll! Duke qene se gjithmone i qelloj, mos te harrojme lojen historike Barcelona vs Real Madrid ku Barcelona e fitoj lojen me 5-0. Kosova vs Çekia 2-1, E per sonte mendoj: Kosova vs Anglia 1-1. Cili mendoni qe ka me qene rezultati sonte? KISSS”, ka shkruar ajo.

loading…