Foto

Flaka Krelani ekspozon linjat e bujshme të trupit në fotografitë e reja me bikini nga New Yorku

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, po vazhdon të shijojë jetën e saj të re në Amerikë.

Janë bërë vite prej kur tashmë ajo la Kosovën për kontinentin e largët, me vizita të herëpashershme në vendlindje.

Flaka përndryshe vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Së fundmi, bukuroshja nga Gjakova ka publikuar për fansat e saj në Instagram një sërë fotografish, të cilat përfshijnë poza me bikini.

Në një prej imazheve, Krelani mund të shihet me bikini ngjyrë ari teksa pozon pranë një pishine, duke vënë në pah linjat atraktive trupore.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

“Lutu. Puno. Beso. Dashuro. Ha. Përsërit”, ka shkruar Flaka në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Megjithëse merret me aktivitete muzikore në New York, Flaka Krelani ka kohë që nuk ka realizuar ndonjë projekt të ri muzikor prej kohësh. /Telegrafi/