Flaka Krelani duket provokuese, ndërsa ekspozon linjat trupore në plazh

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ku në të shumtën e rasteve merr vëmendjen me paraqitjet e saj provokuese.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Gjakova publikoi në rrjetin social disa fotografi të reja, përmes së cilave ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

Ajo ka pozuar me një palë bikini ngjyrë rozë në plazh, teksa ka vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Flaka njihet si fanatike e ushtrimeve në palestër, me çka falë tyre ka arritur që të ketë linjat të përsosura trupore.

Ajo prej vitesh është shpërngulur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur një jetë të re larg karrierës së zhvilluar në Kosovë.