Flagshipi i LG-së vjen me sistem audio revolucionare

Edhe pse mendojmë se kemi parë çdo gjë rreth flagshipit të ardhshëm të LG, ka ende shumë për të mësuar rreth G8 ThinQ.

Sot LG zbuloi më shumë rreth konfigurimit të audios i cili vjen me një teknologji të njohur si “Crystal Sound OLED”.

Një teknologji të ngjashme e kemi parë edhe nga televizorët Sony ekranet e të cilëve vibrojnë për të prodhuar tinguj. Ky i fundit pretendon se jo vetëm rritet volumi i tingujve por notat muzikore dhe zërat bëhen më të qartë.

Telefoni prej xhami i Vivo thuhet se përdor teknologji të ngjashme.

Por kjo nuk do të thotë se ekrani i telefoni do të vibrojë por LG shpjegon se në modalitetin “Speakerphone” telefoni nxjerr tinguj jo vetëm nga altoparlanti por edhe nga dy kanale të tjera vendosur në krye të ekranit.

Funksione të tjera të audios do të jetë edhe mbështetja për audion 7.1 me DTS:X. Gjithashtu sipas raportimeve telefoni vjen me audion Master Quality Authenticated (MQA) që Tidal e përdor.