Pas shtatë ore operacion, gjithçka shkoi mirë.

Fjolla Morina përmes rrjeteve sociale ka treguar se nëna e saj është operuar me sukses.

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë!

Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje” janë fjalët e saj emocionuese.