Foto

Fjolla Morina vjen me ndryshim në dukje, bëhet bionde

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë një ndër personazhet më të komentuara gjatë këtij viti.

Ajo mori vëmendje të madhe me akuzat e shumta që bëri në rrjetet sociale për disa personazhe të njohura.

Fjolla më vonë u tha se është në një gjendje të rënduar emocionale, për të cilën edhe u trajtua.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Por, tashmë ajo në postimet e fundit është shfaqur në formë të mirë dhe madje ka bërë një transformim në pamje.

Ajo ka ndryshuar ‘look’-un duke u kthyer nga zeshkane në bionde, ndërsa edhe postoi disa imazhe tejet atraktive në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Në foto e reja, Fjolla pozoi e veshur me një kostum të zi me vija të bardha, ndërsa flokët e gjata dhe të drejta i binin mbi supe.

Edhe në të tjera fotografi u pa e veshur me një kostum ngjyrë bezhë, teksa shtoi edhe një palë syze dielli të zeza.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Kujtojmë që ky ndryshim i Fjollës vjen pas raportimeve se ajo tashmë ka gjetur dashurinë dhe po planifikon të martohet.

Theksojmë që këngëtarja tashmë është nënë e dy vajzave nga dy lidhjet e mëparshme. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/Instagram