Fjolla Morina u përgjigjet atyre që e kritikuan: Të lëndosh është shumë e thjeshtë

Fjolla Morina është komentuar mjaft shumë ditëve të fundit pas performancës së saj në qendër të Skenderajit ku u shfaq gjysmë e zhveshurë. Ajo sot iu është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan.

Së fundi, këngëtarja me një postim në Instagram ka përmendur edhe sekretet e ish miqve të saj, por ka thënë se jeta e ka mësuar që të mos e godas askënd në pikat e dobëta.

“Ne jetë zgjodha të jem njeri i mirë. Jeta më mësoj të mos ofendoj nëse mundem. Kam zgjedhur të mos i ul ish miqtë e mi, duke mos i zbuluar sekretet që mi kanë thënë dikur. Jeta më mësoj të mos godas askënd në pikat e dobëta. Kaq dimë të bëjmë të gjithë. Të lëndosh është shumë e thjeshtë. Duhet të mësojmë të bëjmë mirë në këtë jetë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, për Fjolla Morinën pati reagime të shumta pas performancës së saj në qendër të qytetit të Skenderajit ku u shfaq gjysmë e zhveshur në një ambient ku kishte edhe shumë fëmijë. Madje për të reaguan edhe deputetë e kryetarë komunash.