Fjolla Morina thotë se familja e saj ka prejardhjen nga Familja Haklaj në Tropojë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është tejet aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo është duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit fotografi dhe video nga shtëpia e saj, duke treguar trofetë, arkivat dhe fotografitë nga e kaluara.

Mes të tjerash, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi edhe një video në InstaStory, ku foli për origjinën e saj të largët, e cila është nga Shqipëria.

“Përshëndetje miq, desha t’ju tregoj diçka që s’e kam ndarë asnjëherë me juve. Si e vogël kam qenë shumë e interesuar për prejardhjen time edhe një mixh të babait (ai nuk jeton më) e kam pyetur si e vogël se nga rrjedhim ne si familje. Ne rrjedhim nga Shqipëria, familja Morina, kemi qenë andej nga Tropoja, kah familja Haklaj dikund, Gjakovë andej, edhe desha t’ju tregoj që edhe familjen nga mami i kam nga Gjakova”, ka thënë Fjolla në video.

VIDEO

Këngëtarja përndryshe prej muajsh ka shprehur një sjellje të saj shqetësuese në rrjetet sociale.

Mirëpo në intervistën e dhënë para pak jave në ‘Prive’, ajo tha se të gjitha shqetësimet lidhur me jetën e saj private i kishte shprehur në afekt në rrjetet sociale dhe se tani gjendja e saj është përmirësuar.