Fjolla Morina në zi, humb personin e saj të shtrenjtë: Ishe nëna e dytë për mua

Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, është në zi.

Ajo ka humbur një person shumë të shtrenjtë për të, shkruan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga vetë këngëtarja, përmes disa ‘Instastoryve’.

“Zemra ime. Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot. Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti te shpërbleftë në lule të parajsës.”, ka shkruar Fjolla.

Në postimin pasues Fjolla shkruan se personi që ka humbur ka qenë si nënë e dytë për të dhe se nuk do t’i harrojë kujtimet që kanë bashkë.

“Zemrën ma theve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty.”, ka vazhduar tutje Fjolla./Lajmi.net/