Fjolla Morina merr befasi në arrest shtëpiak: I bëhet propozim për martesë

Fjolla pranoi befasinë më të bukur në arrest shtëpiak.

Fjolla Morina javët e fundit ka qenë personazh shumë i komentuar në shtypin rozë.

Artistja, para pak jave është arrestuar në Morinë, pasi në veturë të saj u gjetën armë, ndërsa tani po qëndron në arrest shtëpiak në Shqipëri.

Mbrëmë, Fjolla mori propozim për martesë dhe këtë gjë e tregoi përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Ajo publikoi video të një buqete me trëndafila, në të cilat gjendej edhe unaza, kurse shkruan “I thashë PO”.