Fjolla Morina: Më kanë ngulur thika, më kanë sharë pas shpine sepse nuk kishin kurajo të më flisnin në sy

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon të jetë një nga artistet tejet aktive në rrjetet sociale.

Ajo merr vëmendje me postimet që bën e madje edhe me disa shkrime.

Së fundmi, Morina ka bërë një status në të cilin ka rrëfyer shumë të pathëna për jetën e saj personale dhe me ndjesitë që ka përjetuar duke mos i ditur askush përpos shpirtit të saj.

Tutje në një InstaStory ajo ka shkruar: “Personaliteti im është ky që unë kam, sjellja ime varet nga ata që kam sot përballë”.