Fjalimi i zjarrtë i profesorit amerikan në Kuvendin e Britanisë për Kosovën

Profesori në Universitetin “John Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Edward P. Joseph, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në Komisionin për Punë të Jashtme në Dhomën e Ulët të Kuvendit të Britanisë së Madhe.

Çka tha ai?

Profesori amerikan që është cak i propagandës dhe linçimeve nga autoritetet serbe, Edward Joseph, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Britanisë së Madhe.

Ai ka dëshmuar për Ballkanin Përërndimor, ku është shprehur i lumtur që ka paraqitur për herë të parë argumentet e tij se njohja e pavarësisë së Kosovë mund të avancojë diplomacinë e ShBA-ve dhe BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës.

Mesazhi i tij ishte kryesisht ndaj shteteve të BE-së që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

I nderuar që dëshmova për Ballkanin Perëndimor sot në Komisionin për Punë të Jashtme në Dhomën e Ulët (të Kuvendit të Britanisë). Mirënjohës për mundësinë që ta paraqitja për herë të parë argumentimin tim se njohja e Kosovës nga Ukraina mund ta avancojë diplomacinë e ShBA-së e BE-së mes Beogradit e Prishtinës.” – ka shkruar ai në Twitter.

Josehp në fjalimin e tij ndër të tjera ka thënë se marrëdhënia e Serbisë me Rusinë nuk duhet të lihet e paprekur dhe të fuqizohet pavarësisht luftë në Ukrainë.

A kemi kohë, duke e marrë parasysh luftën në Ukrainë, që ta lëmë marrëdhënien serbe (me Rusinë) të paprekur dhe potencialisht të fuqizuar?” – ka pyetur ai gjatë fjalimit.

Gjatë dëshmisë së tij, Joseph argumentoi në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina dhe shteteve tjera të BE-së që s’e kanë njohur Kosovën.

Pse? Nëse Zelensky ngrihet dhe thotë: “Njohja e Kosovës nga Ukraina u shërben interesave të Kievit”, kjo do të mund ta nxiste Greqinë që, gjithashtu, ta njihte Kosovën. Kjo do të krijonte momentum të fuqishëm për Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që ta ndjekin rrugën e njëjtë.” – ka thënë ai.

Kjo do të krijonte një zgjedhje për vendet e tjera mosnjohëse: ose qëndroni me presidentin Zelensky për Kosovën, ose qëndroni me Putinin.” – shtoi ai ndër të tjera.

Sulmet e Serbisë ndaj tij

Muaj më parë, profesori amerikanë ishte cak i sulmeve. Ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ai që shpifi ndaj tij.

Vuçiqi kishte thënë se Joseph është një “agjent shqiptar” dhe se “merr shumë para të gatshme nga shqiptarët”.

E për këto akuza, kishte reaguar Joseph, duke i quajtur të rreme dhe se një marrëdhënie e tillë nuk ka ekzistuar kurrë.

Më tej, ai kishte thënë se po sulmohet nga Vuçiqi vetëm se po shpërfaqë manipulimin e tij ndaj ShBA-ve./Nacionale/