Fjalët prekëse të vajzës së policit të vrarë: Është e vështirë të kaloj ndonjë hap të rëndësishëm në jetën time

Në dyvjetorin e vdekjes së policit Izet Demaj, vajza e tij, Valza, ka bërë dedikimin prekës për babain e saj.

Ajo shkruan se gjatë këtyre dy viteve është kapluar nga malli dhe dashuria për të, teksa thotë se është e vështirë të kalojë ndonjë hap të rëndësishëm në jetën e saj, pa prezencën e babait.

Izet Demaj u vra në detyrë dy vjet më parë nga hajni Kamer Metaj, gjatë përpjekjes për të parandaluar një grabitje në një nga bankat në Istog.

Izet Demaj ishte qëlluar me armë zjarri nga Kamer Metaj, duke ndërruar jetë rrugës për në spital, i vdekur mbeti edhe hajni Metaj.