Fjalët e Dua Lipës pasi fitoi çmimin “Best Pop” në ‘MTV EMA’

Mbrëmë në Bilbao të Spanjës u mbajt ngjarja më prestigjioze e industrisë së muzikës.

“MTV EMA” është ceremonia e ndarjes së çmimeve, që solli në një vend emrat më të shquar të muzikës, shkruan lajmi.net.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe dy artistet shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Të dy këngëtaret ishin të nominuara në kategori të ndryshme, por ishte Dua ajo e cila arriti të rrëmbente çmim.

Ajo mori çmim në kategorinë “Best Pop”, ndërsa pas ceremonisë, falënderoi fansat që e votuan. “ÇMIMET MTV EMA”.

Faleminderit fansave të mi që më votuan”, ka shkruar ndër të tjera Dua