Një gazetar rus, po ashtu fitues i Çmimit Noble për Paqe ka thënë se ai dhe kolegët e tij janë “të brengosur” për pushtimin rus të Ukrainës.

Dmitry Muratov, i cili është redaktor i gazetës “Novaya Gazeta”, një nga pak botimet e pavarura të mbetura të Rusisë, thotë “Ashtu si pikëllimin, ne po përjetojmë edhe turpin”.

Ai akuzon Putinin se “po luan me një buton bërthamor sikur të ishte një çelës kyçi i një makine të shtrenjtë” dhe pyet “Çfarë më pas – një goditje bërthamore?”, raporton BBC.

“Unë nuk shoh ndonjë interpretim tjetër të fjalëve të Vladimir Putin për “një armë ndëshkimi”.

Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022 si mirënjohje për luftën e tij për lirinë e shprehjes në Rusi.