“Fitorja e Biden e vjedhur” republikanët shpërthejnë në akuza ndaj proçesit të numërimit

Joe Biden ka fituar zgjedhjet Presidenciale në SHBA. Menjëherë të gjitha mediat amerikane njoftuan për fitoren e tij .

Votat e numëruara në Pensilvania, e çuan atë në 273 vota elektorale duke i dhënë 77-vjeçarit Shtëpinë e Bardhë. Me fitoren e Biden, në 20 Janar si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara ndërsa  Kamala Harris, do të bëhet nënkryetarja e parë femër, dhe nënkryetarja e parë me ngjyrë aziatiko-amerikane.

Pas fitores së tij, Biden nëpërmjet një statusi në Twitter falenderoi pupullin amerikan për votat dhe gjithashtu tregoi se do të jetë Presidenti i të gjithëve dhe i atyre të cilët nuk e votuan.

Pa humbur kohë një reagim tjetër ka ardhur edhe nga stafi i presidentit në detyrë, Donald Trump duke pretenduar se fituesi real nuk është Biden dhe se ata do të luftojnë nëpërmjet rrugës ligjore për këtë fitore e cila është e vjedhur sipas tyre.

Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij në media po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë, ata nuk duan që e vërteta të zbulohet. Fakt është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë. Joe Biden nuk është certifikuar si fituesi i asnjë shteti. Votat ligjore vendosin se kush është president, jo media e lajmeve,”– ka shkruar stafi.