Me intensitet të lartë ka filluar numërimi i votave në qendrat e numërimit në vendet lindore të Amerikës.
Deri tash lajme të mira për kampin republikan sollën triumfet në Indiana, Kentucky dhe West Virginia, që e quan në 23 vota elektorale marshimin 270 pikësh të kandidatit të tyre, Donald Trump, shkruan Ballkani.info
Shteti i parë i madh për nga numri i votave elektorale poashtu i takon Donald Trumpit, bëhet fjalë për Floridan, ku nga mbi 90% e votave të numëruara, kandidati republikan kryeson bindshëm, gjë që bën të pamundur rikthimin potencial të Kamala Harris në këtë shtet.







