Amir Rrahmani
Fitore e thellë e Rrahmanit me Napolin
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka qenë ndër më të mirët në fushë te Napoli që mposhti në udhëtim Cagliarin me rezultatin e thellë, 4:0. Ndeshja e luajtur të dielën i takoi javës së katërt të Serie A italiane. Rrahmani kompletoi ndeshjen. Për Napolin është fitorja e tretë e arritur nga katër ndeshje.
Ish-kampioni i Italisë ka fituar nëntë pikë.
Golin e parë Napoli i shënoi në minutën e 18-të me asistim të Romelu Lukakut. Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe dy gola tjerë. Në minutën e 66-të për 2:0 shënoi sulmuesi i Gjeorgjisë, Khvicha Kvaratskhelia, kurse katër minuta më vonë Lukaku shënoi për 3:0. Alessandro Buongiorno shënoi golin e katërt në minutën e 93-të.
Portieri i Cagliarit, Alen Sherri, qëndroi në stol.