Femrat

Fitore e thellë e Kosovës U19 ndaj Gjibraltarit U19

Futbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë nisur me fitore të thellë raundin e dytë të kualifikimeve për Euro 2024.

Kosova U19 garon në Grupin 3 të Ligës B, prej nga nuk mund të sigurohet kualifikimi në Evropian.

Fituesi i grupit kalon në Ligën A për kualifikimet e ardhshme.

Futbollistet e reja të Kosovës të martën pasdite luajtën ndaj Gjibraltarit, ndërsa fituan 5:0. Turneu i Grupit B3, ku janë edhe Izraeli e Luksemburgu, po zhvillohet në Gjibraltar.

Rreze Gashi shënoi golin e parë për Kosovën, në minutën e 27-të. Menjëherë në minutën e 35-të për 2:0 realizoi Alba Shabani.

Zëvendësuesja Sahare Berisha shënoi në minutën e 74-t dhe të 84-t, kurse në minutën e 87-të realizoi edhe Ema Kerqota.

Më 5 prill Kosova luan ndaj Luksemurgut, ndërsa ndeshjen vendimtare e ka më 8 prill ndaj Izraelit.

Të martën Izraeli fitoi 1:0 ndaj Luksemburgut.