Fitore e madhe e Dukagjinit, dëshpëron sërish Malisheva

Dukagjini e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi nga Klina të dielën pasdite fitoi 1:0 ndaj Malishevës në udhëtim.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës kosovare të futbollit. 

Altin Merlaku e realizoi golin e fitores për Dukagjinin në minutën e 63-të. 

Dukagjini edhe në xhiron e kaluar fitoi ndaj Gjilanit kurse në javën e parë u mposht Prishtina. Malisheva është ende pa fitore. 

Në dy ndeshjet e kaluara barazoi me Ballkanin dhe u mposht nga Prishtina e Re.