Fitore dramatike e PSG-së, shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar në sekondat e fundit

PSG-ja ka shënuar fitore dramatike në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-1 ndaj Atalantas.

Ishte klubi italian që e nisi takimin më mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e 27 përmes kroatit Mario Pashalliq.

Gjiganti francez nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë gjithçka në minutat shtesë.

Së pari shifrat i barazoi Marquinhos në minutën e 90 pas asistimit nga Neymar.

Derisa golin e fitores e shënoi Choupo-Moting tre minuta më vonë, pas asistimit nga Mbappe.

Me këtë fitore PSG-ja e siguron plasmanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të pretë fituesin e ndeshjes Leipzig – Atletico Madrid.