Fitore 19:0 në grupin e Kosovës

Se futbolli i femrave ofron rezultate të papritura, është dëshmuar edhe të enjten. Është Belgjika që ka shënuar fitore me shifra që rrallë shihen në futbollin aktual. Belgjika ka fituar 19:0 ndaj Armenisë në kualifikimet për Botërorin 2023.

Belget golin e parë e shënuan në minutën e tretë, ndërsa të fundit në minutën e 94-t. Belgjika është në grupin F ku bëjnë pjesë edhe Kosova e Shqipëria. Është e treta me 10 pikë. Armenia është e fundit pa pikë.

Belgjika humbje të thella u ka shkaktuar edhe Kosovës e Shqipërisë, me shifrat 7:0.