“E kam thënë gjithmonë se nëse do të kisha fituar lotarinë, do të ndihmoj njerëzit në nevojë”.

Ishin këto fjalët e para që tha pasi në vitin 2017 fitoi 10 milionë dollarë në lotari.

41-vjeçari Michael Gebru, nga Ontario, e mbajti fjalën e tij dhe u nis për në vendin e origjinës, në Etiopi.

Por ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij këtë të diel për shkaqe ende të paqarta.

Kishte kaluar disa javë në vendin ku kishte kaluar fëmijërinë, pasi kur ishte rritur ishte transferuar në Kanada.

Prej pak kohësh ishte pushuar nga vendi ku punonte, por kur fitoi lotarinë i ndryshoi jeta.

Nga shuma e parave, ai kishte vendosur që një pjesë t’ua jepte personave që njihte në vendin e tij të lindjes, të cilët ndodheshin në varfëri dhe për këtë arsye u kthye në atdhe.

“U kthye në shtëpi pasi donte të bënte më shumë për vendin e tij”, tha kushërira e Gebru, Sosuna Asefaw.

loading…