Fitimi i Samsung ka rënë me 56%

Gjigandi Korean i elektronikës tha se fitimi operativ për periudhën Korrik-Shtator ishte 6.44 miliardë dollarë, ose një rënie me 56%.

Ende ato ishin mbi pritshmëritë kjo falë shitjeve të mira të Galaxy Note 10 në shtëpi dhe Evropë që nga 23 Gushti.

Samsung është prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve dhe ka shitur mëse 1 milionë pajisje 5G në Korenë e Jugut duke e bërë flagshipin më të shitur.

Analistët thanë gjithashtu se Samsung përfitoi nga sanksionet Amerikane ndaj Huawei.

Aktualisht flagshipi Huawei Mate 30 po shitet në Evropë por sanksionet Amerikane kanë bërë që të mos ketë aplikacionet e Google.

Megjithatë Samsung tha se të ardhurat me shumë gjasa të binë me 5.3% në 52 miliardë dollarë.

loading…