Fisnik Ismaili qesh, kur Eliza Hoxha thotë se Kadri Veseli e do vendin

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Eliza Hoxha në fjalën e saj përmbyllse në debatin e emisionit ‘Frontal’, tha se kandidati për kryeministër nga kjo parti e do vendin, dhe ka fuqi ballafaquese si asnjëri, kur është përball Vucicit.

‘Veseli është gjithpërfshirës, e do vendin, këtë e vërteton edhe lista e përzgjedhur me kandidatë’ tha Hoxha.

E me këto fjalë, qeshte kandidati për deputet Fisnik Ismaili.

‘Më fal po nuk po muj pa qesh’, tha Ismaili.

Ndërsa Ismaili, tha se nëse dikush ka pasur guximin të përballet më Vucicin, është Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, Hoxha tha se pse Haradinaj dha dorëheqje, dhe nuk e vazhdoi punën. ‘Ka qenë e natyrshme që ka dhonë dorëheqje, a me u mshef si Hashim Thaçi a’, iu përgjigj asaj, Ismaili.

loading…