Ish deputeti

Fisnik Ismaili këshillon Dimal Bashën: Mos i fut duart në zjarr për askënd në Vetëvendosje

Ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili, ia ka dhënë një këshillë deputetit aktual Dimal Basha.

Basha kishte pyetur se si Rashit Qalaj ka informacione se mund të arrestohet ministrja Rozeta Hajdari.

E Fisnik Ismaili e ka këshilluar që të mos i fut duart në zjarr për askënd në VV.

Përgjigja e Ismailit:

Nashta e din, sepse ka qenë drejtor i policisë edhe sigurt i din procedurat më mirë se ti.

Mu po m’habitë që edhe mbas gati një mandati në pushtet, po thirreni në keqmenaxhim të qeverive të kalueme. Moti u ba bozë ky diskurs, moooo.

Tybe mue m’kujtohet qysh u rrehke gjyksi qaty mrena tuj thanë se çkapet shteti për 3 muej. 3 vjet po bahen, unë veç ri-kapje po shoh.

Edhe, kështu si dost po ta jap një këshillë, meqë je kyçë në Lëvizje shumë ma vonë: mos i fut duert në zjerrm për kurrkon, se mandej kur të del ai person kapuç me mangë, gazep ke me e pasë me i gjetë e fshi postimet ku ke thurrë lavde për ta.