Gabriel Brazao ishte goditja e fundit e Interit në këtë merkato dimërore. Në të vërtetë, operacioni për ta marrë në Itali ka nisur që në dhjetor, kërkuar nga drejtori sportiv Piero Ausilio dhe mbyllur në detaje me Chievon, për të tërhequr në Itali portierin brazilian të datëlindjes 2000: prej disa ditësh, megjithatë, janë shfaqur probleme burokratike në marrëveshjen për ta çuar te klubi i presidentit Campedelli. Kështu, për të mos humbur këtë shans, në sajë të raportit të mirë me Parmën (Bastoni dhe Dimarco dy operacione të mëparshme) kanë arritur që të çojnë në port këtë tratativë.
Javët e ardhshme Brazao do të jetë në Parma për firmën, pasi vizitat mjekësore i ka kryer në grumbullimin e U-20 të Brazilit. Vlera e transferimit është 2,5 mln euro dhe bonuse për Cruzeiron, ndërsa në verë portieri do të kalojë te Interi, sipas akordit. Në atë rast do të vlerësohet nëse do të mbahet në grup ose do të kalojë huazim diku, pasi Handanovic është titullar i padiskutuar. Brazao ka firmosur për pesë vjet, kështu që do të jetë e ardhmja e portës.
Por, prapaskena e kësaj firme është e çuditshme, ashtu si shpesh ndodh me merkaton. i impenjuar në Kili në kampionatin e Amerikës Jugore Sub20 me Brazilin, prej ditësh fliste me agjentët për të marrë “ok” për kalimin te Parma. Vetëm ditën e enjte ka ardhur “ok” përfundimtar: ironi e fatit, në hotelin ku ishte i grumbulluar, nuk funksiononte printeri. Panik te lojtari dhe te Parma. Kështu, Brazao ka lënë hotelin dhe i është drejtuar qendrës tregtare më të afërt, ku firmosi kontratën me Parmën, që më pas do të bëhet i Interit.
https://www.youtube.com/watch?v=In3y43rzujA







