Browseri Firefox së shpejti do të mund ta ketë add-onin “Tor mode”, i cili do të duhej ta përmirësojë ndjeshëm privatësinë e përdoruesit duke u lidhur në rrjetin Tor.
Qëllimi përfundimtar është zbatimi i modit Tor si një zgjidhje komplete, që do të jetë pjesë burimore e browserit, por një projekt i tillë kërkon kohë prandaj Mozilla dhe Tor kanë vendosur që si zgjidhje kalimtare ta krijojnë një add-on për browserin, i cili do ta mundësojë moden Tor në Firefox.
Ekstensioni nuk do të instalohet si i parazgjedhur (default) në Firefox, kështu që përdoruesit duhet ta shkarkojnë atë manualisht nga sajti i Mozillas, shkruan KOHA Ditore. Kjo zgjidhje do t’i siguronte përdoruesve njohuri rreth asaj se si mund të duket integrimi i plotë i Torit.
Tani për tani nuk është publikuar ndonjë kornizë konkrete gjatë së cilës mund të pritet testimi publik i modit Tor në Firefox.







