Firefox do të ketë një funksion përkthimi automatik të ngjashëm me Chrome

Zhvilluesit e Mozilla po punojnë për të shtuar një funksion përkthimi automatik në Firefox ngjashëm me funksionin që ofrohet në Google Chrome.

Megjithatë funksioni i Firefox do të jetë ndryshe nga ai i Chrome. Në vend që të bazohet në përkthime përmes cloud, Firefox do të përdorë një klient dhe librari bazuar në inteligjencë artificiale.

Libraria aktualisht po zhvillohet nga Projekti Bergamot i cili mori 3 milionë euro financim nga Horizon 2020 i Bashkimit Evropian.

Duke kaluar në një klient në anën e përdoruesit, Mozilla thotë se do të mbrojë privatësinë e përdoruesit.

Teknologjia aktualisht është nën zhvillim dhe Mozilla ka punësuar inxhinierë të inteligjencën artificiale.

Pjesa më e madhe e punës është e fokusuar tek perfeksionimi i librarisë Bergamot në vend të modifikimit të kodit burimor të Firefox.

Vetë Firefox ofron një ndërfaqe përdoruesi e cila mbështet përkthimi e faqeve.

loading…