Ushtria e Kosovës

Finlanda uron Kosovën për Ushtrinë

Ambasada e Finlandës në Prishtinë nëpërmjet një statusi në faqen e saj në “Facebook” ka uruar Kosovën me rastin e miratimit të tri ligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Megjithatë, kjo Ambasadë e inkurajon Kosovën që të vazhdoj bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë, si dhe kërkon të shtohen përpjekjet në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Dialogu dhe masat për ndërtimin e besimit janë jetike për stabilitetin rajonal”, thuhet mes tjerash në urimin e Ambasadës së Finlandës.