Finalja e Kupës së Botës të vitit 2006 përsëritet në mars të 2020-ës

31 marsi do të jetë një ditë e veçantë për Italinë dhe Gjermaninë.

Dy kombëtaret do të përballen në Nuremberg në një miqësore luksi.

Dy federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore e cila do të shërbejë si një provë force si për Gjermaninë e Low ashtu edhe për Italinë e Mancinit përpara pjesëmarrjes në Euro 2020.

Po në muajin mars “Die Manschaft” fillimisht do të sfidojë Spanjën ndërkohë që Italia do të përballet me Belgjikën.