Finalja e Big Brother VIP Albania 2, Luizi dhe Kristi luftojnë për vendin e parë

Sonte (e shtunë) po mbahet finalja e madhe e edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Aventura 136 ditore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri përfundon sot, me fituesin i cili do të jetë njëri prej katër finalistëve.

Këngëtari Luiz Ejlli, modeli Kristi Aliaj (Dragot), prezantuesja Deamishel Hoxha dhe artistja e makijazhit Efi Dhedhes janë katër konkurrentët që luftojnë për të fituar çmimin e madh.

Plot 37 konkurrentë kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në aventurën e cila nisi në datën 24 dhjetor të vitit që shkoi.

Për ta shikuar të plotë finalen e Big Brother VIP Albania në YouTube klikoni KËTU.