Finalistët shkëlqejnë me dukjen e tyre në finalen e madhe të BBVA 2

Sonte (e shtunë) po mbahet finalja e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania 2.

Katër finalistët: këngëtari Luiz Ejlli, artistja e makijazhit Efi Dhedhes, moderatorja Deamishel Hoxha dhe modeli Kristi Aliaj (Dragot) janë në garë për të fituar çmimin e madh.

Pak para nisjes së finales së madhe, është prezantuar edhe dukja e katër persnazheve që sonte do të jenë kryefjalë e këtij spektaklit.

Ata kanë shkëlqyer me dukjen e tyre elegante, ku dy gocat e shtëpisë kanë zgjedhur të veshin fustane, gjersa Luizi dhe Kristi janë shfaqur me kostume të zeza.

Për Luizin, Dean dhe Kristin, kjo është dita e 136-të e tyre e qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Luiz Ejlli (Foto: Top Channel)
Luizi dhe Efi (Foto: Top Channel)