Filmi “Joker” arkëton 1 miliard dollarë

Filmi tashmë i famshëm, “Joker”, ka arritur t’i arkëtojë 1 miliard dollarë në kinematë botërore këtë fundjavë, duke u bërë filmi i parë me moshë të klasifikuar që e arrin këtë shifër marramendëse.

Filmi i klasifikuar për grup-moshë të caktuar të audiencës në Shtetet e Bashkuara nënkupton që ai mund të shikohet nga personat më të rinj se 17 vjeç vetëm nën shoqërimin e të rriturve.

Tash për tash, filmi “Joker” ndodhet në vendin e shtatë në Shtetet e Bashkuara. Në vendin e parë u rendit filmi “Ford v Ferrari”, me 31 milionë dollarë të hyra për një javë.

Për më tepër, filmi “Joker” më herët këtë muaj u bë filmi më fitimprurës në grupin e filmave të bazuar në libra komikë.

Shifrën prej 1 miliard dollarësh në fitime ky film e arriti pavarësisht që nuk u lëshua në kinematë kineze, ku filmat e huaj me shumë skena të marrëdhënieve intime ose të dhunës nganjëherë ndalohen nga autoritetet.

Drejtori i këtij filmi, Todd Phillips, arriti ta realizojë këtë film me një buxhet prej 62.5 milionë dollarësh.

Ky film ka marrë vlerësime të ndryshme të kritikët dhe ka ngjallur reagime për paraqitjen e sëmundjes mendore dhe dhunës, shkruan “BBC”.