Filloni ditën me këto ushqime të shëndetshme

Ushqimi që hajmë në mëngjes të shëndetshëm është thelbësor, por ndoshta mund të mos jetë mirë për të filluar ditën me një vakt të plotë.

Trupi, organet e brendshme dhe proceset e ndryshme kanë nevojë për kohë për të zgjuar dhe për të filluar funksionimin e tyre pas orëve të gjata të pushimit.

Ekspertët e shëndetit këshillojnë që është më mirë të filloni ditën me ujë të ngrohtë ose një rostiçeri të vogël për të kthyer funksionimin e metabolizmit tuaj.

Ne ju sjellim disa prej ushqimeve të shëndetshme që mund të hani në mëngjes.

Mjaltë me ujë të ngrohtë

Ky kombinim është i njohur për të përmirësuar tretjen dhe imunitetin. Nëse e pini në mëngjes herët me stomak bosh ndihmon për të rritur metabolizmin tuaj. Ndryshe nga pije të tjera që vlejnë për humbje peshe, përzierja e mjaltit, limonit dhe ujit ka shumë pak kalori. Për më tepër, mjalti ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë si dhe në heqjen e toksinave.

Hurma

Hurmat janë një burim i madh i energjisë së menjëhershme që është shumë e nevojshme për të nisur ditën tuaj. Hurmat gjithashtu përmbajnë një mori fibrash të tretshme të cilat janë esenciale për tretjen sepse tërheqin ujin në traktin e tretjes. Kjo gjithashtu ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Fara Chia

Këto fara të vogla janë në të vërtetë proteina të plota pasi ato përmbajnë nëntë aminoacidet esenciale. Ata janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore esenciale, magnez, hekur dhe vitamina B. Lereni një lugë çaji të këtyre farave super në ujë gjatë natës dhe ikonsumojini ato sapo të zgjoheni.

Shalqi

Ky frut duhet të hahet vetëm me stomak bosh. Koha më e mirë për të ngrënë shalqirin është herët në mëngjes. Shalqiri është i ulët në kalori dhe plot elektrolite. Ai është ushqyes, i lehtë dhe hidratues.