Fillon takimi Thaçi-Kurti, këto janë temat që pritet të diskutohen!

Ka filluar takimi mes presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurtit.

Takimi është duke u mbajtur në zyrën e presidentit të Kosovës, derisa mediat nuk janë lejuar të kenë qasje për pamje në takim.

Kurti mëngjesin e sotëm i ka dërguar një letër presidentit Thaçi, ku i ka bërë të ditur, se në takim do të flitet vetëm për shpërndarjen e Kuvendit.