Kryetari i LDK-së

Fillon takimi mes Osmanit dhe Abdixhikut

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku, ka arritur në objektin e Presidencës, për takimin me presidenten Vjosa Osmani.

Temë diskutimi do të jetë përpjekja e një zgjidhjeje për dalje nga ngërçi në Kuvend.

Osmani, realizoi takim edhe me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, ndërkohë që menjëherë pas tij, presidentja takoi edhe të ngarkuaren me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati dhe pas saj takoi edhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.